Nga Gazeta ‘SI’- Në vitin 2022, 125 të huaj kërkuan azil në Shqipëri, një rënie e ndjeshme nga një vit më parë, mbi 2.500 kërkesa.
Instat raporton se ndër këto kërkesa 36 ishin nga qytetarë afganë dhe 27 nga ukrainas. Dy vende në gjendje lufte.
Për të njëjtin vit, shtetësinë shqiptare e përfituan më shumë se 1.500 të huaj, nga të cilët 81% ishin nga Kosova, ndjekur nga Italia, Turqia dhe Siria.

Një tendencë në rritje është ajo e heqjes dorë nga nënshtetësia shqiptare. Vitin e shkuar 721 persona e lanë shtetësinë shqiptare. 65% e tyre që hoqën dorë ishin të grupmoshës 20-39 vjeç. Në 2022 kjo shifër ka pësuar një rënie me 0,4%, krahasuar me vitin 2021. Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se 406 persona, që kanë lënë shtetësinë shqiptare janë femra dhe 315 meshkuj. Vihet re një dominim i femrave me 56.3%.
Gjatë vitit 2022, rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 10 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani, 6 shtetasve me origjinë nga Egjipti, 5 shtetasve nga Siria dhe 3 raste shtetasve nga Tunizia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




