Gazeta Si – Atleti 23-vjeçar kenian ka thyer rekordin e patriotit të tij, duke iu afruar murit të dy orëve pas një gare të jashtëzakonshme.
Kelvin Kiptum fitoi maratonën e Çikagos, duke thyer rekordin botëror që i përkiste një tjetër keniani, Eliud Kipçoge (2 orë 1 minutë e 9 sekonda). 23-vjeçari arriti kohën 2 orë e 35 sekonda, 34 sekonda më mirë se koha e bashkombasit të tij në maratonën e Berlinit në 2022-shin.
Në maratonën e tij të 3-të, fenomeni kenian ka regjistruar këtë rezultat mbresëlënës, që zbret nga froni Kipçogen dhe afrohet shumë me murin e 2 orëve. Rivalët e Kiptum ishin shumë larg. Keniani Benson Kipruto u rendit i dyti me kohën 2 orë 4 minuta e 2 sekonda, kurse belgu Bashir Abdi doli i treti me kohën 2 orë 4 minuta e 32 sekonda.
Edhe për femra maratona e Çicagos ka vendosur një rekord të ri: holandezja Sifan Hasan, në maratonën e dytë në karrierë, arriti kohën 2 orë 13 minuta e 44 sekonda. Një rekord i ri europian, që më parë mbahej nga britanikja Paula Redcliffe, me kohën 2 orë 15 minuta e 25 sekonda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.