Lajme

Bie prodhimi i narkotikëve, rriten krimet seksuale

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tremujori i dytë 2018, ka shënuar 31 krime me natyrë seksuale, 9 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Nga këto, 8 prej tyre i përkasin veprës penale “Vepra të turpshme”. Por në të njëjtën kohë, veprat në  lidhje me narkotikët kanë rënë. Në tremujorin e dytë 2018 janë evidentuar 438 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar njërënie me 26,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë