Nga Gazeta ‘SI’ – Në Shqipëri u prodhua 19% më pak energji gjatë tremujorit të dytë të 2024-s, duke sjellë kështu një rritje të importit.
INSTAT raporton se importi i energjisë u rrit me 75.2% gjatë kësaj periudhe, në total 623 gigavatorë. Eksporti i energjisë elektrike arriti vlerën 665 GWh nga 786 GWh duke shënuar një rënie me 15.4%.
Gjatë tremujorit të dytë është prodhuar më pak energji si nga HEC-et publike dhe ato private, por këto të fundit kanë raportuar masë më të madhe. 49% e 1.841 gigavatorëve të prodhuar në vend, u realizuan nga hidrocentralet private, 45% nga ato publike dhe pjesa tjetër nga prodhuesit fotovoltaikë.
Bazuar tek konsumi, INSTAT thotë se konsumatorët jofamiljarë, kanë ulur konsumin me 2.3%, ndërsa ato familjarë e kanë rritur me 2.1%.

Vërehet një rënie e humbjeve në rrjet si teknike edhe atyre të klasifikuara si jo-teknike.
“Humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10%. Humbjet në transmetim janë ulur me 17.2%, ndërsa humbjet në shpërndarje gjithashtu kanë rënë me 8,6%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 7,5%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 11,2%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023”, thuhet në publikim.
Përshkak të temperaturave tepër të larta, Shqipëria nuk ka patur muaj të mirë hidrikë dhe me nisjen e sezonit veror është detyruar të dalë në tregjet e jashtme për të siguruar energjinë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



