Nga Gazeta ‘SI’ – Bonot e thesarit e kanë mbyllur verën me një yield në nivele minimale, shumë pranë normës bazë të interesit. Në ankandin e një ditë më parë, yield-i i Bonove 12 mujore ra në 3.15% nga 3.16% që ishte më herët.
Gjithsesi këtë herë, ndryshe nga muajt e fundit, kërkesa rezultoi më e lartë. Shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7.2 miliardë lekë, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga të interesuarit për investuar në këtë instrument ishte 9.9 miliardë lekë.
Rënia e yield-it tregon për një qetësi në tregje ku investitorët nuk presin rritje të inflacionit apo normës së interesit, si një vit më parë kur yield-et arritën pothuajse 7%.
Bonot janë kthyer një formë investimi tërheqëse vitin e fundit, duke i bërë qytetarët e thjeshtë mbajtësit kryesor të borxhit të brendshëm afatshkurtër të qeverisë. Vjet, e njëjta periudhë pati një rritje të fortë të investimeve në tituj nga individët, si nga yield-et e larta, por edhe nga fushata e qeverisë për të orientuar qytetarët drejt këtij lloj investimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




