Menaxhim

Bie numri i lejeve të ndërtimit, por rritet vlera e investimit. 200 mijë m2 ndërtime të reja vetëm në Tiranë

Nga Gazeta ‘SI’- Në tre muajt e parë të vitit 2025, janë miratuar 258 leje ndërtimi në vend, me rënie 17% nga një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se edhe sipërfaqja e dhënë për këto leje është tkurrur në 335.137 m2 nga 357.585 m2 më herët. Por vlera e këtyre ndërtimeve është rritur me pothuajse 50% nga një vit më parë, në 20.1 mld lekë.

Ndërtimet rezidenciale dominojnë në lejet e miratuara, përkthyer edhe në vlerë financiare më të madhe, 188 leje me 7.8 mld lekë.

Sipas qarqeve, Tirana vazhdon të mbingarkohet me leje të reja ndërtimi dhe vetëm për 3 muajt e parë janë miratuar 201 mijë m2 ndërtime të reja. Një interes në rritje shfaqet për qytetin e Durrësit, Fierit dhe Vlorës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë