Një masiv dheu ka rënë në aksin Krujë-kampi i punëtorëve në Qafështamë të Krujës.
Si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks, duke sjellë vështirësi në qarkullim.
Mësohet se bëhet fjalë për një masiv prej disa metërkub dherash, i cili e ka bllokuar qarkullimin në vendin e quajtur lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish-kampeve të punëtorëve.
Ndërkohë janë lajmëruar edhe Emergjencat Civile.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



