Lajme

Bie nga pallati ku punonte, humb jetën 63 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Tiranë. Një 63 vjeçar me iniciale M.P ka rënë nga pallati në të cilin punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, në një pallat në ndërtim.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për fat të keq ai ndërroi jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kushtet teknike nëse janë zbatuar rregullat në punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë