Ka ndodhur

Bie nga lartësia, vdes punëtori në Lezhë. Arrestohet inxhinieri

Nga Gazeta 'SI'- Një inxhinier është arrestuar pasi një punëtor humbi jetën duke rënë nga lartësia në pallatin ku punonte.

Në pranga ka rënë inxhinieri 33-vjeçari K.M. banues në Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku punëtori me iniciale V.B. ra nga lartësia duke gjetur vdekjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë