Lajme

Bie nga lartësia, punëtori humb jetën te Arena Kombëtare

Një punëtor ka ndërruar jetë në kantierin e punimeve për stadiumin “Arena Kombëtare”. Bëhet me dije se punëtori Naim Idrizi, 40-vjeç, i cili ishte duke punuar në ambientet e stadiumit ra nga lartësia.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit dyshohet se punëtori 40-vjeçar ka humbur ekuilibrin duke punuar. Viktima është është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë rrugës. Sakaq policia ka bërë me dije se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është aksidenti i parë me pasojë një viktimë në kantierin e stadiumit “Arena Kombëtare”, i cili është në fazën e tij përfundimtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë