Gazeta Si – Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht në Tiranë mbrëmjen e të hënës, pasi dyshohet se ra nga tarraca e katit të pestë në rrugën “Jordan Misja”.
Për pasojë dëmtimet kanë qenë të mëdha. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.
“Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.