Dramë në ngjitjen sportive. Luce Douady, 16 vjeçare, talenti francez ndër më premtuesit në panoramën ndërkombëtare, ka humbur jetën të dielën për shkak të një rënie nga 150 metra në zbrazëtirë, kur po kryente stërvitjen në shkëmbinjtë e Luisset, që ndodhet midis komunave të Crolles e Saint-Pancrasse në Isère.
Rrugëtimi ishte i ekspozuar dhe i pajisur me kavot mbrojtëse vetëm në disa pjesë. Douady ishte në shoqërinë e 7-8 miqve dhe autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të qartësuar shkakun e vdekjes. Luce, kampione e botës për të reja buelder (ngjitje në shkëmb) do të mbushte 17 vjeç në muajin nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




