Media Galeri

Biden ngatërron dy herë Gazën me Ukrainën

Nga Gazeta 'Si' - Presidenti Joe Biden ngatërroi dy herë Gazën me Ukrainën, ndërsa njoftoi se SHBA do të ofronte ndihmën e nevojshme për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Në deklaratat që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, për ndihmën humanitare amerikane për palestinezët, përballë kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dëgjohet Biden të thotë se ndihmat nga avionët do të hidhen në Ukrainë.

Situata u sqarua më vonë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i cili tha se presidenti “i referohej Gazës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë