Nga Gazeta 'Si' - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me të cilin bisedoi edhe njëherë për çështjen e arritjes së një armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Biseda telefonike u realizua vetëm pak orë pasi sekretari amerikan Antony Blinken u kthye nga vizita e tij në Lindjen e Mesme pa një marrëveshje të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.
“Presidenti Biden foli me Kryeministrin Benjamin Netanyahu për të diskutuar lidhur me armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve si dhe përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet rajonale”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi ka përparësi kryesore për Presidentin Biden. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, teksa ky i fundit Izraeli synon të mbajë kontrollin e korridorit që e pushtoi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele poshtë tij, për të cilat thotë se kishin shërbyer për të furnizuar me armë grupet militante
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.