Joe Biden i kërkon Aleksandër Vuçiçit njohjen e Kosovës. Kërkesa është bërë përmes një letre urimi që Presidenti amerikan i ka dërguar homologut të tij serb me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë.
Letra mban datën 5 shkurt dhe në të, Biden i shpreh mbështetjen e SHBA për rrugën e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian.
“Mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për synimin e Serbisë në rrugën e integrimit europian dhe ju nxisim që të vazhdoni në rrugën e reformave të vështira për arritjen e këtij objekivi, përfshirë këtu edhe arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe me Kosovën për njohje të përbashkët”, shkruan Biden.
Letra është publikuar nga mediat serbe, një pjesë e të cilave e kanë interpretuar atë si sinjalin e parë të ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA karshi Serbisë, e cila pritet të përballet me presion të shtuar në lidhje me çështjen e Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.