Albumi konceptual “Black Is King” nga Beyonce, i konceptuar si një film prej 85-minutash po bën bujë në të gjithë botën dhe për shkak të tematikës që ka. Albumi ka ardhur si vijimësi e albumit paraardhës dhe shpreh një mesazh universal duke treguar që të gjithë njerëzit janë të barabartë pavarësisht ngjyrës së lëkurës.
Me një temë të tillë, duket shumë nëse flasim për veshjet por stilisja Zerina Akers duket se e ka dashur shumë këtë gjë pasi i ka dhënë albumit perfeksionin me veshjet e përdorura ku janë jo pak por 27 të ndryshme, të krijuara nga stilistë nga e gjithë bota.
Shumë kanë thënë që ky album ishte ngjarja më e madhe e modës për këtë verë ku edhe pse është e vështirë të zgjedhësh një të preferuar, duket se njerëzit e kanë zgjedhur “veshjen më të mirë”: ‘Jumpsuit’ ngjyrë kafe me printime gjysmëhëne nga Marine Serre e veshur nga Beyonce dhe kërcimtarët në këngën “Already”.
Sipas Lyst, platforma botërore e kërkimit për modën, pyetjet për “‘jumpsuit’ me gjysmëhëna nga Marine Serre” u rritën në mënyrë ekstreme vetëm 48 orë pas publikimit të albumit dhe deri tani, ka numrin më të lartë të kërkimeve. Kërkimet për Marine Serre në përgjithësi u rritën 51% javë pas jave në platformë.
Në Google, kërkimet për “Marine Serre” ishin më të lartat e tyre deri më tani.
“Black Is King” është hera e dytë që Beyonce ka veshur Marine Serre. Në maj të vitit 2019, ajo veshi një set të plotë të hënës së zezë dhe të kuqe në një lojë Houston Rockets dhe ajo nuk është e famshmja e vetme që preferon Serre: Dua Lipa, Rosalía, Adele dhe shumë të tjera janë veshur me Marine Serre.

Një ambientaliste e cila punon në një studio të mobiluar me materiale të riciklueshme, Serre përdor shfaqjet e saj të modës si një platformë për të komunikuar idetë për riciklimin, komunitetin dhe rolin e modës në shoqëri, me modele të të gjitha etnive dhe moshave në pasarelat e saj. Ajo i kthen çarçafët dhe bluzat e vjetra në fustane elegante dhe i ka shndërruar kanaçet në bizhuteri. Ajo ishte gjithashtu e para që bashkëpunoi me një kompani që prodhon maskat që filtrojnë ajrin për pastrimin e ajrit në vitin 2019, duke parashikuar gjendjen tonë aktuale me pandeminë.
Gjysmëhëna është simboli Marine Serre edhe pse shpesh ngatërrohet me simbolet e Islamit por Marine Serre thotë se nuk ka asnjë lidhje me këtë dhe se “Hëna për ne është si një ikonë, një emblemë, një imazh, një përfaqësim, një flamur, një gjuhë, një metaforë, një objekt i asaj që ne besojmë në kufijtë e kapërcimit, hibriditetit dhe lirisë. Është një nga simbolet më të vjetër që ka ekzistuar ndonjëherë, i pranishëm kudo dhe që vazhdon të jetë me ne”.
Hëna që i dha shumë këtë vit Marine Serre, tashmë është trend në gjithë botën.
Burimi:Vogue\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



