Media Galeri

Beverly Hills ‘pushtohet’ nga të pastrehët

Nëse jeni duke kërkuar për elitën kur bëhet fjalë për të famshmit e Hollivudit, ka vetëm një vend për të shkuar; Beverly Hills, Los Angeles.

Lagjja ultra e pasur është e njohur për popullaritetin e saj me yjet e Hollivudit, me çmimin mesatar të një shtëpie në zonë që është rreth 3.5 milionë dollarë.

Megjithatë, LA është në krizë me një popullsi që po zgjerohet me shpejtësi të njerëzve të pastrehë.

Si rezultat i rritjes së numrit të pastrehëve, po ngrihen kampe në zonat e banuara.

Kjo përfshin Beverly Hills, ku shtëpitë miliona dollarëshe janë në një vend me tenda që kanë pushtuar rrugët dhe parqet.

Njerëzit e pastrehë janë parë duke lypur në zonat e disa prej markave më të mëdha në botë.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom njoftoi planet e shtetit për të ulur numrin e të pastrehëve me 15 për qind në vetëm dy vjet, dhe është zotuar të sigurojë 500 shtëpi të vogla për të pastrehët në qytet.

“Në Kaliforni ne po përdorim çdo mjet për të zhvendosur njerëzit nga tendat”, tha ai.

“Kriza e të pastrehëve nuk do të zgjidhet kurrë pa zgjidhur më parë krizën e strehimit”.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve lokale, në qytet janë rreth 400 mijë të pastrehë, ndërkohë që i gjithë qyteti ka 4 milionë banorë. Rritja është e jashtëzakonshme pasi sipas Autoritetit të Shërbimit të të Pastrehëve, 2 vjet më parë, kjo shifër ishte vetëm 70 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë