Ngjarje

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët, lutje për paqe dhe mirësi

Nga Gazeta Si- Krishti u Ngjall! Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë sot Pashkët.
Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin. Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 11 dhe 12 prillit. 

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’, nën drejtimin e Kryepeshkopit Joan. Mijëra besimtarë morën pjesë në meshën solemne, duke ndezur qirinj dhe duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe besimi. 

Pas meshës, besimtarët u larguan me qirinj të ndezur në duar, që simbolizon dritën e shpresës për të çuar në shtëpitë e tyre mirësi dhe begati.

Screenshot

Mesazhi i kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen.

Kur kujtojmë Pashkën, nuk mund të veçojmë vezët e kuqe, e cila simbolizon jetën, ndërsa ngjyra e kuqe tregon sakrificën e birit të Perëndisë, Krishtit, i cili u kryqëzua për shpëtimin e të gjithë njerëzimit.

Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është refreni i kësaj dite festive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë