Nga Gazeta ‘SI’ – Në shkurt, besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi u tkurr me 2.5 pikë, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë. I vetmi sektor që shënoi rritje ishte industria, me 1.5 pikë, e nxitur nga kërkesa në rritje dhe pritshmëritë për zgjerim të punësimit.
Bizneset e ndërtimit shënuan rënien më të madhe të optimizmit, me 6.5 pikë, për shkak të uljes së kërkesës. Në tregti, besimi ra me 3.6 pikë, i ndikuar nga ngadalësimi i aktivitetit dhe pritshmëritë për rritje çmimesh.
Edhe treguesi i besimit në shërbime u tkurr, këtë herë me 1.9 pikë, për shkak të ecurisë së dobët të aktivitetit dhe rënies së kërkesës, së bashku me pritjet për çmime më të larta.
Konsumatorët mbetën pesimistë, pa ndryshime domethënëse nga muaji i kaluar. Ata presin përkeqësim të gjendjes financiare personale dhe parashikojnë rënie të punësimit dhe rritje të çmimeve.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje