Gazeta si – Drejtuesit e Beshiktashit duket se kanë vendosur të shqiptarizojnë skuadrën e tyre. Në shënjestër është kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, të cilin drejtori i klubit turk e ndoqi nga afër në ndeshjen mes Sportingut të Lisbonës dhe Atalantës.

Media turke shkruan se Samet Ajababa vëzhgoi me kujdes nga afër Gjimshtin dhe Koates në sfidën e Ligës së Europës. Beshiktashi po kërkon një mbrojtës me kualitet dhe eksperiencë dhe Gjimshiti i plotëson këto kushte. Ai është titullar, madje edhe kapiten në disa ndeshje edhe tek Atalanta.
Nëse do të ketë një marrëveshje mes mbrojtësit kuqezi dhe klubit të madh turk, atëherë ky i fundit do të kishte tre shqiptarë në formacion. Gjimshiti do t’u bashkohej Milot Rashicës dhe Ernest Muçit, të cilët luajnë tashmë për ‘shqiponjat’.
Por jo vetëm Gjimshiti. Në listën e merkatos së Beshiktashit është edhe sulmuesi Rei Manaj. Paraqitja Shumë e mirë e tij këtë sezon ka joshur drejtuesit për ta marrë në skuadër, qoftë edhe si një alternativë në stol. Manaj pritet të rikthehet edhe në Kombëtare në miqësoret e marsit, pasi ka munguar në kualifikueset e Europianit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




