Ekonomi

BERZH: Koronavirus efekte në ekonomitë e rajonit, gati të ndihmojmë klientët tanë!

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim  në një njoftim për shtyp ka bërë me dije se pret që Covid-19 të ketë ndikim në prodhimin ekonomik të vendeve të Europës Lindore, Azisë Qendrore edhe të Europës Juglindore, duke ngadalësuar rritjen ekonomike.

BERZH mendon se vendet më të prekura do të jenë ato që janë të mirëintegruara në zinxhirin e furnizimit global dhe veçanërisht ato shtete që kanë një varësi të lartë nga Kina dhe Europa.  Po ashtu, sektori turistik pritet të ndikohet në shumë vende të rajonit dhe rënia e çmimeve të naftës do të ketë impakt në vendet prodhuese në rajon, ndërkohë që remitancat pritet të bien ndjeshëm.

Nisur nga  ky parashikim, BERZH ofrohet të asistojë me ndihmë financiare të 38 shtetet e rajonit me të cilat është në marrëdhënie. Ndihma për vendet e prekura nga Koronavirusi do ti drejtohet veçanërisht biznesit.

Meqënëse nuk ka një bilanc paraprak të humbjeve nga Covid-19, BERZH nuk ka deklaruar ndonjë shifër të mundshme që do të vendosë në dispozicion për asistencën e deklaruar, por pohon se është duke përgatitur një paketë me masa konkrete të cilat do ti prezantojë te aksionerët për aprovim.

Sipas BERZH, masat ndihmuese dhe mbështetëse do të shkojnë më së pari tek klientët ekzistues, duke ju mundësuar likuditet emergjent afatshkurtër, kapital, ristrukturim, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë