Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do t’i japë Shqipërisë 29 milionë euro për zhvillimin e impiantit diellor të Karavastasë 140 MW në zonën e Fierit në jugperëndim të Shqipërisë.
BERZH do të japë në total 99 mln euro për zbatimin e këtij projekti. Kostoja totale është 135 milionë euro është bashkëfinancuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Intesa Sanpaolo Bank Albania, Privredna Banka Zagreb dhe nga burimet e veta të Voltalia.
Ky projekt, impianti i parë fotovoltaik diellor, është një pikë referimi për Shqipërinë. Është rezultat i ankandit të parë konkurrues në vend për energjinë diellore pas prezantimit të Programit të BERZH për Ankandet e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri. Projekti do të veprojë si model për të tjerët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Drejtori i BERZH, Shefi i Energjisë për Europën, Grzegorz Zielinski tha: “Ne jemi krenarë që shohim përfundimin e këtij projekti nga ana financiare. Ai do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në diversifikimin e burimeve vendore të prodhimit, të cilat deri më sot kanë qenë kryesisht hidro. Në nivel kombëtar, projekti do të rrisë ndjeshëm pjesën e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri, duke ndihmuar më tej në uljen e efekteve të ndryshimeve klimatike.”
Matteo Colangeli, Drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, tha: “Ky është një shembull i shkëlqyer i angazhimit të politikave me ndikim dhe që ndihmon biznesin, i kombinuar me strukturimin e mirë të financimit të projekteve që çon në rezultate konkrete për vendin.”
“Projekti ‘Solar Karavasta’ është një moment historik për tranzicionin drejt një përzierjeje të larmishme të energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Nënshkrimi i sotëm është dëshmi e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së projektit,” tha Constantin von Alvensleben, Menaxher i Voltalias për Shqipërinë. “
Voltalia ka përfituar nga një marrëdhënie e gjatë dhe harmonizimi i plotë me BERZH-in në të gjitha aspektet e rëndësishme të projektit. Prandaj është një moment i mrekullueshëm për të gjitha palët e interesuara, përfshirë huadhënësit e tjerë – IFC dhe Intesa Sanpaolo – si dhe qeverinë e Shqipërisë si partneri kontraktual i marrëveshjeve të projektit.
Që nga ankandi i Karavastasë, BERZH ka ndihmuar autoritetet shqiptare me një ankand të PV-ve diellore në Spitallë dhe aktualisht po asiston me një ankand të erës 150 MW. BERZH po mbështet gjithashtu një ankand të ardhshëm diellor 300 MW që pritet në qershor – ankandi më i madh diellor në rajon – si dhe ndihmon autoritetet për të ofruar parkun e parë të erës në det të hapur në Shqipëri.
BERZH është financuesi më i madh i energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht është duke punuar në prezantimin e ankandeve të rinovueshme në Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



