Ekonomi

BERZH: Formalizimi dhe digjitalizimi i ekonomisë, sfida për Shqipërinë. Të certifikohen eksportuesit

Nga Gazeta ‘SI’ – Formalizimi dhe digjitalizimi i sektorëve ekonomikë janë fushat ku duhet të fokusohet reforma fiskale e Shqipërisë, sipas kreut të strategjisë dhe politikave në BERZH, Christoph Denk.

Në një përgjigje për Gazetasi.al, Denk tha se problemi më i madh i ekonomisë shqiptare është informaliteti që lidhet drejtëpërdrejt me mirëqeverisjen. “Pas formalizimit, digjitalizimi është sfida më e madhe për Shqipërinë. Mendoj se rruga e integrimit në BE do të ndihmojë për këto. Ekonomia duhet të jetë konkurruese, e mirëqeverisur dhe elastike”, – u përgjigj Dank.

Ai përmendi si pengesë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë edhe problemet në certifikimin e eksportuesve, ndonëse vendi ka potenciale për të qenë një eksportues i madh “ka problem me dokumentat”.

Dank sugjeroi dhe rritje të elasticitetit dhe diversifikimit të sektorit energjitik në Shqipëri, duke mos qenë i varur vetëm nga burimet hidrike në kushtet e ndryshimeve klimatike.

raportin e tranzicionit 2022-2023, BERZH e cilëson Shqipërinë si vendin me progresin më të vogël në reformat strukturore

Shqipëria ka pikëzimin më të vogël në matësin e “elasticitetit” ku përfshihet siguria energjetike dhe stabiliteti financiar duke mbetur e fundit në rajon.

Pikët më të larta për Shqipërinë, janë në treguesin e “integrimit”, ku përfshihet përthithja e investimeve të huaja, diversifikimi i portofolit të investimeve.

Në “konkurrencë” e cila mat efektivitetin e tregut të punës, prodhimtarinë dhe shërbimet, Shqipëria rezulton përsëri e fundit në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë