Ekonomi

BERZH: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5%. Ngjarjet e jashtme dhe klima, kërcënim

Nga Gazeta ‘SI’ – BERZH, nuk ka ndryshuar parashikimin për ekonominë e Shqipërisë.

Në raportin e shtatorit, BERZH parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% për 2025-n dhe 2026-n, njësoj sa raporti i muajit maj, kur uli parashikim me 0.2%.

Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim thotë se Shqipëria mund të përballet me risqe që lidhen me rënie të kërkesës në Eurozonë dhe një ulje e të ardhurave nga dërgesat e emigrantëve. Thatësira e zgjatur që prek sektorin e bujqësisë dhe prodhimit të energjisë, po ashtu mund të jenë kërcënime për vendin.

Parashikimi për ekonominë e Shqipërisë mund të bëhet më optimist me ecurinë e reformave strukturore dhe implementimin e planit të Rritjes nga BE, thotë BERZH.

Në total, Ballkani Perëndimor parashikohet të rritet me 2.7% në 2025 dhe 3.2% në 2026, ku Shqipëria dhe Kosova shfaqen me performancën më të qëndrueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë