Menaxhim

BERZH, 63 mln euro për rijetëzimin e hekurudhës Vorë-Han i Hotit

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka njoftuar se do t’i huazojë 62.9 mln euro të tjera Hekurudhës Shqiptare për rehabilitimin e linjës Vorë-Hani i Hotit, që arrin deri në kufi me Malin e Zi.

Projekti prej 267 milion eurosh që do të zgjatet me 120 kilometra, do të bashkëfinancohet me Bankës Europiane të Investimeve dhe nga BE, me programin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Linja ka qenë ndërtuar në disa faza, në Vorë – Laç në 1960-n dhe më pas Laç- Hani i Hotit në 1980-n. Struktura është e mjerueshme sepse nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje dhe shpejtësia ka rënë me 20km për orë. Sinjalet janë pothuajse joekzistuese pasi janë dëmtuar rëndë gjatë viteve 1991 dhe 1997.

Projekti do të përshtasë hekurudhën me kriterer europiane me një shpejtësie 100-120km për orë. Do të bëhet elektrifikimi i plotë dhe do të mundësohet lidhja me Portin e Shëngjinit dhe Kosovën.

BERZH synon të përmirësojë konektivitetin e Shqipërisë dhe integrimin rajonal drejt zhvendosjes së transportit nga rruga në hekurudhë.

Shtatorin e shkuar, BERZH njoftoi se po rrit investimet hekurudhore në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë