Duke shfrytëzuar fundjavën larg nga angazhimet politike, kryeministri Rama ka hapur një ekspozitë personale në Gjermani ditën e sotme, por ndryshe nga herët e tjera përveë pikturave, shefi i qeverisë shqiptare ka ekspozuar disa skulptura.

Projekti që përfshin skulpturat është quajtur “Work” (Puna e tij personale), që sot janë ekspozuar në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin.

Ajo që bie në sy, janë skulpturat abstrakte të kryeministrit, ku në njëjrën prej tyre ai “luan” me emrat e tre ish-ministrave në qeverinë e tij: Sajmir Tahiri, Fatmir Xhafaj (ish-ministra të Brendshëm) dhe Ben Ahmetaj (ish-ministri i Financave), siç e ka cituar këtë të fundit.

Në të njëjtën ditë më ekspozitën e Edi Ramës, në një tjetër hapësirë të galerisë, do të ekspozohen veprat e artistes filipineze Maria Taniguchi.

Ekspozita përfshin një seri vizatimesh të reja, të krijuara nën dokumentet e punës, shënime të një dite normale në zyrë, apo të krijuara nxitimthi gjatë një telefonate, apo takimi zyrtar, si dhe skulptura qeramike, të cilat të sjellin imazhin e zyrës së tij në Tiranë. Ekspozita e kryeministerit do të qëndrojë e hapur për rreth dy muaj, deri në datën 9 mars.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




