Nga Gazeta ‘Si’- Në konferencën e sotme me gazetarët kryedemokrati Sali Berisha ripërsëriti akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit nga mazhoranca socialiste.
Teksa paraqiti një video ku sipas Berishës disa patronazhistë po shpërndanin para në Babrru në këmbim të votës për PS-në në 11 maj, Berisha tha se opozita është në mision epik për rikthimin e votës së lirë.
Sipas Berishës, personazhet në video janë të identifikuar plotësisht.
“Janë eksponentë të thekur të PS”, shtoi ai. “Po kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë”.
Më tej kritikoi dhe ata që nuk mendojnë se Shqipëria është një narko-shtet, ku sipas tij një gjë të tillë e pohojnë dhe institucionet më serioze në botë.
“Po narkoshtetin, organet më të mëdha të botës me Financial Times, që është gazeta kryesore e Europës, me BILD, Spiegel, me televizionet më të mëdha, në të katër anët e kanë anonçuar, kurse këtu bëjnë …. e ke parë se ç’hipokritë janë?
Prandaj kujdes me këta se këta nuk kanë nder. Se të shtrosh sot problemin se ku është narkoshteti, je ushtar i Pojës.
Kur e di që Poja kontrollon Durrësin dhe ka tre vite që nuk kapet një kilogram kokainë në Durrës”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.