Politike

Berisha: Protesta tjetër në dhjetor, kur në Shqipëri zbret Europa

Pas debatit të krijuar në Kuvend, kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti një fjalë edhe jashtë ambienteve teksa komentoi për mediat situatën e krijuar brenda. Duke akuzuar mazhorancën se nuk po i lë hapësirë fjale opozitës në Kuvend, Berisha tha se gjithçka do të zgjidhet me protestë.  

“...A do t’i hymë vezirit brenda? Ato i di populli. Do të japë mesazh. Brenda dy ditëve do të vendoset. Padiskutim do ketë protestë brenda këtij viti. Këtu zbret Europa. Nuk ndërpritet më beteja për votën e lirë. S’na ndalon më asgjë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë