Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur të enjten në Kuvend ku ish-kryeministri Berisha shtyu nga podiumi duke mos e lene të flasë para tij kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë ‘jo!’, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria… ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja amerikane Kim.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria… (1/2) https://t.co/721a3qiU22
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 21, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.