Kryetari i PD-së, Sali Berisha përshëndeti fitoren e koalicionit të djathtë në Itali drejtua nga partia e parë Vëllezërit e Italisë e Giorgia Melonit që pritet të jetë edhe kryeministrja e ardhshme.
Berisha nënvizoi gjatë deklaratës se Meloni ka vokacion të qartë europeist.
“Sot Italia është në një moment historik. Georgia Meloni sipas votës së qytetarëve italianë do të jetë kryeministria reformatore e ardhshme e Italisë.
Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut.
Por Georgia Meloni është një euroatlantise e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qendresën e kombit ukrainas për liri, ka dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukraniës. Ka qendruar në anën e aleancës së Atlantikës së Veriut dhe te Shteteve të Bashkuara në këtë betejë.
Georgia Meloni padiskutim që ka një background dhe një vokacion të qartë europeist në favor të BE. Natyrisht vlerat në të cilat ajo beson janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë. Me këtë rast unë ju uroj Znj.Meloni atë post për të cilin e votuan qytetarët italinë dhe suksese të tjera të mëdha”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




