Gazeta Si – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka lënë sërish një mesazh kreut të SPAK, Altin Dumani, pak pasi zbatoi masën e sigurisë “detyrim praqitje” si i pandehur për aferën e klubit sportiv “Partizani”.
Kreu i demokratëve u shpreh se Dumani është në shërbim të Edi Ramës dhe mbylli të gjitha paditë e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve me pretendimin se nuk ka prova.

“Altin Troplini, alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë i njëjtë me Ramaduron, deklaroj se paditë e sjella në SKAP me dhjetëra e dhjetëra padi për krime elektorale, pati amoralitetin e plotë, të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, tha Berisha, sipas të cilit, në këtë mënyrë, ai është “avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral”.
Një tjetër temë ku u ndal Berisha ishin edhe komentet e kreut të SPAK-ut për çështjen ndaj Thoma Gëllçit.
“Në një mashtrim të pacipë u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për çështjen Gëllçi, u dezinformua Strasburgu se gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua. Ordiner e ka pak ta quash këtë. Pra në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi mashtron shqiptarët sikur gjykata ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, çka nuk mund të ndodhë kurrë”, tha Berisha.a
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



