Politike

Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës, u denoncua farsa elektorale

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga Brukseli raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Sipas tij ky raport damkosi në mënyrë të qartë regjimin e Edi Ramës si një regjim që, referuar Berishës, nuk respekton shtetin ligjor, që shkelmon të drejtën e informimet, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës.

Berisha tha se në raport thuhet se qeveria përdori burime të gjëra për të dominuar në zgjedhje që do të thotë sipas tij se shteti i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.

“Raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës. Në raport damkoset regjimi i Edi Ramës si një regjim në të cilin ndërhyhet politikisht fuqishëm në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësimi i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi ligjor të drejtë për qytetarët shqiptarë”.

Berisha thekson se në raport dënohet ligji i investimeve strategjike dhe mbështet kërkesat e pronarëve shqiptarë

“Raporti gjithashtu denoncon Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, jo më emra, por i denoncon në aferën e tyre. Denoncon parlamentin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht për Xhaçkën dhe Vullnet Sinën. Raporti e merr këtë si një shprehje të asgjësimit të shtetit ligjor dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë. Raporti indirekte dënon ligjin e investimeve strategjike, pra ministret dhe ministrat që kanë përfituar nga ky ligj për të plaçkitur pronat e shqiptarëve. Raporti mbështet fuqishëm kërkesat e pronarëve shqiptarë. Ky raport në të vërtetë me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Edi Rama, sot mund të themi se kjo ishte Vaterloja”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë