Sali Berisha ka komentuar të premten në mesditë draftin e fundit të PS-së për disa ndryshime në ligjin për komisionet hetimore.
“….Edi Rama ka dërguar ligjin qesharak i cili kërkon të ruajë privacinë e tij dhe familjes së tij për të gjitha abuzimet që ata kanë bërë.
Kërkon t’i japë mundësi bllokimi çdo lloj hetimi parlamentar, duke përcaktuar në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, mënyrën e zgjedhjes së ekspertit, nuk beson as në ekspertët e certifikuar nga gjykatat, por beson vetëm në ekspertët që mund të përzgjedhë me votën e tij, de facto të mos lejojë asnjë lloj eksperti që nuk do falsifikojë dhe mashtrojë përpara se të caktohet, ju e keni vënë re që thotë se eksperti zgjidhet me dy të tretat. Ekspertët merren nga lista e ekspertëve që ka gjykata, ata kanë një certifikim, por Edi Rama kur bie puna te hetimi i krimeve të tij të tmerrshëm, ai do vetëm ekspertët që ia cakton Fatmir Xhafa apo ndonjë tjetër. Ky i fundit është aktivizuar shumë kohët e fundit, por mbetet ai që ka qenë…”, tha Berisha.
LEXO EDHE:
– Ligji për komisionet hetimore / PS depoziton ndryshimet e reja, Felaj: Ftuam opozitën, por nuk erdhi
– Zbulohet drafti, kufizime për opozitën dhe mbyllje dyersh për komisionet hetimore
Ai sqaroi më tej: “Ju e shihni se pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të drejtat kushtetuese të parlamentit, Edi Rama dërgon në parlament ligjin ku de facto i përjashton mundësinë opozitës që të hetojë, së pari 140 udhëtimet e tij me çarter në dy vite, me të cilat shpenzimi shkon në rreth 22 milionë euro”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.