Politike

Berisha kundër Amnistisë: Synimi, të legalizojnë paratë e drogës dhe krimit. Protestat vijojnë në shtator

Sali Berisha deklaroi qëndrimin e vendosur kundër amnistisë fiskale. Ai theksoi se amnistia bëhet me qëllim që të legalizohen paratë e drogës dhe krimit, pasi nuk ka shqiptarë të ndershëm, që qoftë edhe me dy punë të ketë bërë një pasuri prej 2 mln euro të padeklaruar.

“Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit dhe për rendin dhe sigurinë. Nëse siç shihet ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptarë të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. Ka pra vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Mbi të gjitha kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë. Njerëzve të ndershëm ua u rrit taksat  23% këtyre që merren me aktivitete kriminale u thotë e keni 7 %.”, tha Berisha.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar protesta kundër qeverisë në muajin shtator. Ai tha se puna për organizimin e tyre do të vijojë edhe gjatë muajve të verës.

“Në një kohë kur qytetarët shqiptarë blejnë naftën me çmimin  që e blejnë gjermanët dhe falë bordeve të Edi Ramës paguajnë për djathin, vajin çmimet më të larta për shkak të bordeve komuniste qeveritarët pasurohen 600 mijë herë. Fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë do punojë edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Qeveritarët shfrytëzojnë të gjallë dhe të vdekur me aferat e tyre. Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve. Rasti i Gjyste Sermit dhe Gurakuqit apo Hajdarit dhe të tjerë me radhë. Apo rasti i Dervishit”, tha Berisha.

Ai sulmoi ashpër deputetët e Partisë Socialiste, të cilët i cilësoi si një tufë skllevërish që zbatojnë çdo urdhër të kryetarit.

Berisha shtoi se kjo situatë vjen si pasojë e heqjes së votës së lirë në këtë parti dhe theksoi se sa herë ndodhë një gjë e tillë, e majta kthehet në një organizatë terroriste si PPSH.

“Ai parlament është si repart i Partisë Socialiste, për mënyrën e drejtimit drejtohet çdo ditë duke shkelur rregullat në raport me Sali Berishën.

Mua s’do më pengojë asnjëherë dhe asgjë të përdorë atë sallë për të dënoncuar vjedhjet e tyre të papërmbajtshme. Lidhjet e tyre me krimin drogën dhe varfërimin e madh me çmimin të shqiptarëve. Edi Rama ndaloi votën në PS. Kur nuk votonte Partia Socialiste ka qenë një parti terroriste. Është e faktuar me zë dhe figurë e pranuar me eksponentë të Partisë Socialiste. Aty ku nuk ka votë, hyn droga, krimi, korrupsioni dhe çdo gjë tjetër. E kuptoni ju çfarë drame kombëtare është transferimi i PS. Me votë fitonte Fatos Nano. Normalisht mungesa e votës reflektohet dhe në parlament. Ata në parlament më duken një grup skllevërish të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë