Drejtësia

Berisha dhe Malltezi mbeten në ‘arrest shtëpie’, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka vendosur sërish të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarabër Malltezi, në hetim për jorrupsion pasic për aferën e privatizimit të klubit sportiv "Partizani".

Avokatët mbrojtës të Berishës dhe Malltezit kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërinë e akteve si dhe revokimin e masës së sigurisë. Por, GJKKO nuk ka marrë parasysh kërkesat e avokatëve.

Berisha ndodhet në "arrest shtëpie" që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani” në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë