Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar licencat për mbjelljen e 29 mijë e 300 hektarëve me kanabis.
Në një konferencë për mediat, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se dha leje për 29.300 hektarë kanabis me vlerë 10 miliardë euro në vitin elektoral në shkelje të ligjit dhe të gjitha konventave ndërkombëtare.
Sipas tij, ligji i miratuar nga qeveria lejon vetëm mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin.
“Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë.
Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin.
Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë.
Pra, në vit elektoral Edi Rama rrethoi Shqipërinë në të katër anët e saj, dhe në thellësi, me plantacione droge, vlera e të cilave është kolosale po të kemi parasysh se në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro”, tha ai.
Berisha u shpreh se kjo është mbjellja më e madhe e kanabisit e regjistruar ndonjëherë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.