Politike

Berisha: Dakord që partitë opozitare të dalin me një kandidat në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

Nga Gazeta Si- I pyetur nëse e mbështet propozimin e Agron Shehajt që partitë opozitare të dalin me një kandidat jo politik në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se e mbështet plotësisht idenë që partitë opozitare të dalin me një kandidat por është kundra që ky kandidat të jetë person jo politik.

“Që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit një njeri jo politik, këtë s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Ai të paktën duhet të ketë një program në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit që u bë në Tiranë. Nuk e di se ç’nënkuptohet duke marrë një kandidat apolitik”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë