Gazeta Si- Avokatët e Sali Berishës kanë ankimuar këtë të hënë vendimin e SPAK për moslejimin e pjesëmarrjes së ish-kryeministrit në seancat plenare më Kuvend.
Këtë të hënë ka mbërritur në gjykatë një nga avokatët e tij, Sokol Mëngjesi për ta ankimuar vendimin.
SPAK rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për leje, që si deputet i Kuvendit të merrte pjesë në seancat parlamentare.
Dy prokurorët thanë në vendimin e mospranimit se “e drejta e ushtrimit të profesionit nuk është mbizotërues ndaj masës së sigurimit të caktuar nga Gjykata, atë të arrestit në shtëpi”.
Ata gjithashtu shtojnë se kërkesa për leje nuk ka bazë në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin penal dhe në këtë mënyrë nuk mund të pranohet.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i hetuar me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit Partizani në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, do të pyetet nga SPAK në 23 janar.
Sipas prokurorisë, Berisha aktualisht po mbahet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe duhet të zbatohen të njëjtat rregulla si masa e “arrestit në burg”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




