Lajme

Berat, makina përplas për vdekje fëmijën 3 vjeç

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë paraditen e sotme në qytetin e Beratit.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenovicë tek Ura Vajgurore, ku shtetasi A. H, 48 vjeç, banues në Ura Vajgurore duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka goditur fëmijën 3 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më pas nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë