Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Siç njofton policia, nga kontrollet parandaluese, efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës kanë marrë informacion se në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje.
Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të largohej, pasi është vënë në pranga nga policia.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet D. C, 30 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia e Tepelenës, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj , në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar.
Njëkohësisht, 30-vjeçari u ndëshkua edhe nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.