Politike

Bën thirrje për protesta/ Berisha: SPAK fali Beqajn ashtu si Veliajn

Nga Gazeta ‘SI’ - Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat u shpreh se SPAK duhet të merrte të pandehur Ilir Beqajn për hetimet e nisura mbi koncesionin e sterilizimit.

"Në deklaratën e tij, Beqaj, i shpëtuari i SKAP-it të partisë, u tha shqiptarëve se afera nuk është koncesion, por PPP dhe nuk është një e mirë që iu dha një privati për ta shfrytëzuar. Ai u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij dhe duket se këtë gjë ka deklaruar edhe në SKAP-in e partisë dhe ky i fundit bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi si në rastin e Erion Veliajt, amnistinë e tij", tha Berisha.

Për këtë arsye Berisha bën thirrje që të dilet në protesta.

"Sipas Beqajt, monopoli privat i sterilizimit ishte i domosdoshëm se vetëm ai mund të siguronte pastërtinë. Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqaj nuk mund ta besojë një njeri mbi tokë, por me urdhër të Edi Ramës e besoi SKAP-i i partisë. Prandaj njëlloj, si në rastin e Erion Veliajt, në vend të padisë penale, firmosi faljen e hajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit. PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama", Berisha.

Ish-kryeministri pretendon se SPAK po kryen hetimet mbi bazën e kontratave të rreme, fiktive dhe ajo ato origjinalet ku Beqaj ka hedhur firmën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë