Gazeta Si – Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar si autori i dyshuar i masakrës së ndodhur sot në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ka pohuar se ka pasur probleme personale vetëm Erogen Vason, një nga të plagosurit.
Në dëshminë e tij të dhënë në polici, autori i krimit ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajroviçit, “për shkak të një problemi personal me të”.
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, -, është shprehur Gila.
Pas ngjarjes së rëndë, gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, ai është rrëzuar nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke dëmtuar këmbën. Në ato momente, policia i ka bërë thirrje që të hidhte armën dhe të dorëzohej.
“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”, – u ka thënë ai policëve para se të vihej në pranga.
Ndërkohë, policia e ka marrë me rezervë dëshminë e Gilës dhe po heton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë që mund të kenë porositur për vrasjen e 43-vjeçarit Erogen Vaso, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



