Elisa Spiropali ishte një ndër dy deputetët që i qëndronin në krah kryeministrit Edi Rama kur ky i fundit replikonte me disa parlamentarë të Këshillit të Europës për fjalën e gjatë dhe debatuese lidhur me raportin e Dick Marty.
Ajo nuk nxorri zë gjatë punimeve të Asamblesë e as gjatë takimeve që si delegacione zhvilluan në Strasburg.
Sërish nuk foli, por hodhi do radhë përmes një komenti të gjatë e të menduar në Facebook, për të thënë se dita kur Rama foli, Shqipëria takoi historinë.
Spiropali përcolli me të drejtë ndër radhë një shpjegim të synimeve të Shqipërisë në Strasburg. Deri këtu gjithçka do të merrte kuptim nga ministrja e shtetit për Kuvendin.
Por pakkujt (ndoshta vetëm asaj) mund t’i japë kuptim reagimi i saj kur vjen fjala për vetë Ramën, kur i fut të gjithë në një thes se, ata që janë kundër asaj që thotë Rama “janë të verbuar nga padija” dhe “gjykimi sterrë”, e deri tek paralelizmi i saj “se të urresh Ramën, nuk është arsye për të mos dashur Shqipërinë”.
A e ndihmon kjo Edi Ramën? Sa duket jo, sa kohë që vetë Rama e ka tallur disa herë ministren e tij vëçanërisht kur ajo e krahasoi me Skënderbeun.
Megithatë Spiropali nuk ndalet. As kur e krahasoi kryeministrin me Skënderbeun, as kur e sheh Ramën si Rock- Star, e as kur ajo pati fatin të jetë prezente me të kur Shqipëria ‘takoi’ historinë…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.