Një marrëveshje ndërmjet punëdhënësve dhe përfaqësuesve të punëtorëve në Belgjikë ka bërë të detyrueshme dhënien e pagesës shtesë për ata që do shkojnë në punë me biçikletë.
Referuar marrëveshjes, punonjësit, duke filluar nga 1 maji, në rast se shkojnë në punë me biçikletë, do të marrin subvencion 0,27 euro për kilometër.
Ky subvencion do të jetë i përjashtuar nga taksat.
Subvencioni ditor për biçikletë i një punonjësi nuk do të tejkalojë 40 kilometra. Kështu, pagesa do të kufizohet me 10,8 euro në ditë.
Për subvencionin në fjalë mund të vendosnin vetëm punëdhënësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




