Rend dhe Ligj

Belgjika shpall në kërkim një 58-vjeçar shqiptar, është dënuar për trafik droge

Gazeta Si – Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim një 58-vjeçar shqiptar. Sipas mediave belge, Prokuroria Publike dhe policia janë në kërkim të të arratisurit Haredin Fejzulla.

Ai është dënuar me 9 dhe 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Në total janë 18 vjet burg.

Policia belge ka vënë në dispozicion një numër për këdo ë ka informacion për shqiptarin e shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë