Katar 2022

Belgjika nxjerr njoftim pune për trajner, pranon cv deri më 10 janar!

Gazeta Si – Belgjika është në kërkim të një trajneri. Federata belge ka publikuar në faqen e saj një njoftim pune, me anë të të cilit synon të gjejë pasuesin e Roberto Martinez, trajneri spanjoll që u largua pas eliminimit të shpejtë në fazën e grupeve të Katar 2022.

Profili që kërkohet është ai i një trajneri “shumë ambicioz” dhe me “eksperiencë ndërkombëtare në nivelet e larta botërore, me njohuri dhe ide taktike”. “Kërkojmë një fitues me eksperiencë për drejtimin e lojtarëve më të mirë në botë”, – shkruhet në komunikatën e federatës belge, që kërkon nga kandidatët të dërgojnë cv-të e tyre brenda 10 janarit 2023.

Zhgenjimi i Dy Bryjne pas eliminimit nga Boterori. Gazeta Si, 14 dhjetor 2022

Mënyra e kërkimit të trajnerit është sa origjinale, aq edhe e çuditshme. Në 2016-ën ishte po Belgjika që kërkonte pasuesin e Mark Vilmots me këtë metodë. Më parë kanë përdorur një strategji të tillë edhe Bregu i Fildishtë dhe Kameruni.

Jënë të shumtë në fakt emrat që lakohen për të marrë drejtimin e ‘Djajve të kuq’, pas largimit të Martinez. Mes tyre spikasin Mishel Prud’hom, Hein Vanhaezebruk, Filip Klement, Tierri Henri, Luis van Gal, Tomas Vermaelen dhe Vinsent Kompani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë