Politike

Beleri mbetet në burg, Greqia: Shqipëria ka detyrimin ta lejojë të bëjë betimin si eurodeputet

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Apelit në Tiranë lidhur me cështjen e Fredi Belerit.   

“Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes në lidhje me ndjekjen penale të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

 Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Z. Beleri sot nuk është vetëm kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë