Drejtësia

Beleri kërkon sërish lirim me kusht, por seanca shtyhet në 2 shtator

Gazeta Si - Seanca e radhës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri është shtyrë sërish, ndërsa bëhet me dije se do të mbahet me 2 shtator.

Beleri u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Fierit ku do të shqyrtohej kërkesa e tij për lirim me kusht. 

Seanca e fundit ishte dy ditë më parë, por u shty për shkak të mungesë së dokumentacionit. Ndërkohë sot u shty sepse gjyqtari ka marrë lejen e zakonshme.

Gjithashtu bëhet me dije se Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar më në fund raportin për Belerin, sipas avokatit Geni Gjyzari.

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash, ndërsa i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit.

Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë