Media Galeri

‘Bekim për sukses në Paris’ / Ekipi olimpik i Kosovës merr flamurin shtetëror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë