Gazeta Si – Ka një gazetar të tretë që ka ndërruar jetë në Katar. Ai shton listën e atyre që kanë humbur jetën gjatë mbulimit gazetaresk të Botërorit. Bëhet fjalë për Roger Pearce, drejtorin teknik të kanalit anglez ‘Itv Sport’. Lajmi i vdekjes së tij vjen pas atyre të amerikanit Grant Wahl dhe fotoreporterit katariot Khalid Al Misslam.

Në fakt, vdekja e Pearce ka ndodhur më 21 nëntor, para ndeshjes Uells-SHBA, por nuk pati hapësirë në kronikat e atyre ditëve. “Kemi lajme të trishta nga Katari, – tha Mark Pougatch, reporteri i ndeshjeve. – Drejtori ynë teknik, Roger Pearce, që ishte këtu për Botërorin e 8-të, ka ndërruar jetë”.
Pearce, 65 vjeç, e kishte nisur karrierën si inxhinier te ‘Grampian Tv’ dhe më pas në kanale të tjera të ‘Itv’, si ‘Tvs’ dhe ‘Meridian’, para se të kalonte me kohë të plotë te sporti në 2001-shin, për t’u bërë drejtor teknik në 2008-ën.
So sad to hear of the passing of my friend and former colleague at ITV Meridian, Roger Pearce. He died on his last assignment in Qatar before retirement in 5 weeks time. RIP Roger.
— Neil Stainsby (@Neilstainsby) November 21, 2022
Sipas Neil Stainsby, gazetar i ’BBC’-së dhe mik i Pearce, pas 5 javësh ai do të dilte në pension. “Ishte një lajm shumë i trishtë ai i vdekjes së mikut dhe kolegut Roger Pearce, – ka shkruar Stainsby në Twitter. – Ndërroi jetë në detyrën e tij të fundit në Katar, 5 javë para se të dilte në pension”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



